Zbulohen femrat që i shoqëruan në hotel futbollistët

Futboll

Zbulohen femrat që i shoqëruan në hotel futbollistët

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:26
Zbulohen femrat që i shoqëruan në hotel futbollistët

Futbollistët e Kombëtares së Anglisë, Phil Foden dhe Mason Greenwood, janë larguar nga Kombëtarja, pasi thyen rregullat anti-COVID, duke ftuar femra në hotelin e skuadrës në Islandë.

Foden dhe Greenwood debutuan me Anglinë në fitoren 1:0 ndaj Islandës në Ligën e Kombeve të shtunën.

Mediat islandeze raportuan sot se dyshja kishin ftuar disa femra në hotelin e skuadrës të dielën.

Image

Kështu, ata kanë thyer rregullat e izolimit, të cilat janë tejet strikte.

Kjo e ka shtyrë përzgjedhësin Gareth Southgate t'i largojë të dy futbollistët nga grumbullimi para ndeshjes ndaj Danimarkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat