Operacioni ‘fshesa’: Reali ka katër javë kohë t’i largojë katër lojtarë

Futboll

Operacioni ‘fshesa’: Reali ka katër javë kohë t’i largojë katër lojtarë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 15:45
Foto Ilustrim

Real Madridi ka afat deri më 5 tetor që ta zvogëlojë skuadrën. Los Blancos planifikojnë të grumbullojnë rreth 150 milionë euro me shitjet këtë verë, për të siguruar fonde për të ardhmen e klubit.

Deri më tash, shitjet e Achraf Hakimi, Oscar Rodriguez, Javi Sanchez e James Rodriguez, si edhe huazimet e futbollistëve, si Jesus Vallejo, Dani Ceballos, Reinier Jesus, Brahim Diaz e Takefusa Kubo, i kanë sjellë të hyra prej 110 milionë euro klubit mbretëror.

Kur ka mbetur më pak se një muaj deri në mbylljen e afatit kalimtar, klubi i ka vënë vetës objektiv për largimin e katër lojtarëve të tjerë.

Gareth Bale

Kokëçarja më e madhe e Zinedine Zidane. Uellsiani ka edhe dy vite në kontratën e tij, ndërsa Reali dëshiron ta largojë nga lista e pagave sa më shpejt. Por, e ka të vështirë të gjejë klub për transferimin e tij.

Mariano Diaz

Madrid arriti marrëveshje për ta huazuar te Benfica, por lojtari refuzoi të shkonte. 27-vjeçari ka edhe tri vite në kontratën e tij dhe përfiton 4.5 milionë euro në vit në Santiago Bernabeu.

Sergio Reguilon

Mbrojtësi i majtë u kthye te Los Blancos nga huazimi te Sevilla, ndërsa klube, si Manchester United, Tottenham, Juventus e Inter, janë në kërkim të shërbimeve të tij.

Borja Mayoral

Pas kthimit nga Levante, transferimi te Lazio ishte shumë pranë para disa javësh, ndërsa tash favorit është Valencia. Në ndërkohë, interesim ka shprehur edhe Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat