Godin do të largohet nga Inter-i, por jo nga Seria A

Futboll

Godin do të largohet nga Inter-i, por jo nga Seria A

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:21
Diego Godin

Diego Godin është një hap larg Cagliari-t.

Inter është gati ta shesë përfundimisht mbrojtësin pas vetëm një sezonit. Ish-kapiteni i Atletico Madrid ka patur vështirësi në sezonin e tij të parë italian, me muajt e parë që i ka kaluar mes fushës dhe stolit.

Tani, mbrojtësi mund të nisë një aventurë të re te Cagliari i Di Francesco-s, sipas Gazzetta dello Sport.

Ideja është hedhur në bisedat e zhvilluara të mërkurën, kur presidenti i Cagliari-t, Giulini, ka shkuar në zyrat e Inter-it për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e Nainggolan.

Nga ai takim ka ardhur edhe lëvizja e sardëve për Godin, me  Giulini-n që është gati t’i dhurojë Di Francesco-s një përforcim të nivelit botëror në mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat