“Mezi po pres të takohemi në hotel”, futbollistit të Anglisë nuk i ndahen skandalet

Futboll

“Mezi po pres të takohemi në hotel”, futbollistit të Anglisë nuk i ndahen skandalet

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:07
Fill Foden dhe Laki Xhones

Futbollisti anglez, Fill Foden nuk po gjen qetësi nga skandalet sekuale dhe e sheh sërish veten në telashe.

Pas episodit me kombëtaren e Anglisë, ku së bashku me Grinoud futën dy vajza pa leje në dhomën e hotelit, tashmë, msfushori i Mançester Sitit është përfshirë në një tjetër skandal.

Foden është përpjekur të takohet me një tjetër vajzë në hotel edhe pse është i fejuar dhe ka një djalë me partneren e tij.

Sipas "The Sun", një vajzë, e quajtur, Laki Xhones, ka zbuluar se ka folur për disa javë me lojtarin anglez ku madje i ka dërguar edhe disa foto.

Xhones ka thënë:

Unë i dërgova disa foto Fodenit, ku isha me të brendshme dhe atij i pëlqyen shumë”.

Vajza ka zbuluar gjithashtu një mesazh nga lojtari drejtuar asaj ku shkruhej: “Mezi pres të takohem në hotel me ty”. Foden është vetëm 20-vjeç dhe ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat