E konfirmuar: Arbëria largon dy futbollistë e huaj që i transferoj në këtë merkato

Futboll

E konfirmuar: Arbëria largon dy futbollistë e huaj që i transferoj në këtë merkato

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 17:40
Arbëria

Klubi i Arbërisë ka larguar nga skuadra e saj dy transferimet e huaja që i bëri në këtë merkato.

Bëhet fjalë për Destin Prince-Loic Mambouana dhe Ëilly Zamble që janë rikthyer andej nga edhe kanë ardhur.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina.

“Po i kemi liruar një javë pas ardhjes, sepse njëri ka qenë i lënduar dhe tjetri totalisht i papërgaditur dhe nuk përshtatej në ekip”, u shprehë Morina.

Tutje, Arbëria ndeshjet e saja si vendas nuk do t’i zhvilloj në Lipjan siç ishte planifikuar.

“Sipas të gjitha gjasave në Kastriot, tek stadiumi i KEK-ut. Kjo pasi që u shty renovimi i fushës tek ne”, tha trajneri i Arbërisë.

Klubi nga fshati Dobrajë për herë të parë do të luaj në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat