Milani me klubin e madh turk

Futboll

Milani me klubin e madh turk

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:47
Milani me klubin e madh turk

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për ndeshjet kualifikuese të Europa Ligës. Kështu Milani pasi eliminoi Shemrok Roversin mund të përballet me një kundërshtar të fortë siç është Beshiktashi.

Por në fillim të dyja skuadrat duhet të kalojnë kundërshtarët e tyre, kështu kuqezinjtë do përballen me Bodglimt, ndërsa turqit do ndeshen me portugezët e Rio Aves.

Granada që eliminoi Teutën do përballet me gjeorgjianët e Lokomotivës së Tbilisit. Spanjollët nëse kalojnë këtë pengesë, atehërë në play off do gjejnë fituesin e çiftit, Malmo-Lokomotiv Zagreb. Pra Granada rrezikon që të përballet sërish me shqiptarë, pasi tek klubi kroat aktivizohe plot 4 lojtarë shqiptarë.

Rijeka nëse kalon Kolos Kovalinkan do ndeshet me fituesin e Kopenhagen-Pias Giluice. Ndeshjet do të luhen me 1 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat