Mesfushori spanjoll Thiago Alcantara është prezantuar edhe zyrtarisht tek Liverpooli, transmeton Insporti.
Thiago Alcantara ka kompletuar prezantimin tek kampionët e Anglisë, Liverpool dhe pak minuta më parë është prezantuar me fanellën e kuqe.
Spanjolli ishte kërkesa kryesore e trajnerit Jurgen Klopp për këtë afat kalimtar.
Shuma e transferit besohet të jetë rreth 30 milionë euro e cila do të paguhet përgjatë katër viteve.
Thiago ka marr numrin 6 dhe me shumë gjasë do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e ardhshme që Liverpool e zhvillon në Kupë.