Bayerni nga Munihu ka luajtur sikur macja me miun me Schalke 04, duke e shkatërruar me rezultat 8:0, në hapje të edicionit të ri të Bundesliga I në futboll.
Për Schalke 04 është humbja më e rëndë në histori të tyre.
As laiku më i madh nuk e ka parashikuar se Schalke do të pësoi një debakël të tillë.
Futbollisti Serge Gnabry ishte prej me të mirëve, duke shënuar he-trik.
Në 45 minuta e parë bavarezët avancuan me 3:0 por pjesa e dytë ka qenë fatale për mysafirët, pasi që “makineria” e vendasve nuk ndalej dot.
Golat i shënuan: Gnabry (4', 47' e 59’), Goretzka (19'), Lewandowski (31-nga penalltia), Muller (70'), Sane (71'), Musiala (82')
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” në Munih. Bayerni arkëton tri pikë në hapje të kampionatit, ndërsa Schalke përjetoi ferrin.