Manchester United arrin marrëveshje personale me Telles

Futboll

Manchester United arrin marrëveshje personale me Telles

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 00:02
Alex Telles

27 vjeçari i Portos, Alex Telles mund të ndryshojë ambient këtë verë.

Të paktën kështu shkruan portali RMC, i afërt me 20 herë kampionin anglez.

Megjithatë, këto zëra i mohoi SKY Sport, burim shumë i besueshëm, sipas të cilit United vetëm sa i ka filluar bisedimet me mbrojtësin brazilian, për të cilin ishte i interesuar edhe PSG-ja, por që kjo nuk mori hapa konkretë drejt blerjes.

Gjithsesi, për të arritur te përfaqësuesi i Brazilit, që tashmë është ftuar nga selektori Tite për raundin e ardhshëm të kualifikimeve në CONMEBOL, United duhet së pari të shesë disa nga mbrojtësit aktualë.

Lexo edhe: Brazili publikon emrat e tutbollistëve të ftuar për kualifikimet e Botërorit, Katari 2022

Si emrat më të lakuar për t’u larguar nga “Teatri i Ëndrrave” janë Chris Smalling e Marcos Rojo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat