Xhaka me Arsenalin triumfojnë në çastet e fundit

Futboll

Xhaka me Arsenalin triumfojnë në çastet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 22:51
Xhaka me Arsenalin triumfojnë në çastet e fundit

Arsenali me shumë mund arkëtoi tre pikë në stadiumin “Emirates” në Londër. 

“Topçinjtë” triumfojnë në derbin londinez me rezultat 2:1 ndaj West Ham-it, në takimin e javës së dytë të Premier League. 
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, si zakonisht titullar, ka treguar lojë të mirë dhe iu gëzohet fitores së dytë rresht në edicionin e ri.   

Në minutën e 25-të, Aubameyang për bukuri harkon, ndërsa Lacazette godet me kokë duke shënuar gol të bukur në këndin e majtë të epërm të portës rivale, 1:0. 

Image

Në minutën e 45-të, mbrojtja e Arsenalit nuk reagoi si duhet dhe Antonio barazon rezultatin 1:1. 

Pas shumë orvatjeve, 'Topçinjtë' sigurojnë fitoren pesë minuta (85') pa përfunduar sfida.  

Kreator i fitores është Edward Nketiah, i cili nga afërsia me një prekje të lehtë realizon për 2:1.  

Evertoni kryeson renditjen me 6 pikë, po aq pikë kanë edhe Arsenali në vend të dytë dhe Crystal Palace që renditet në të tretin, ndërsa West Ham është në pjesën e poshtme përkatësisht në pozitën e 18-të me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat