Sonte Bologna e sfidon Milanon

Futboll

Sonte Bologna e sfidon Milanon

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:14
Foto Ilustrim

“Rossoneri” do të mundohen ta nisin sezonin e ri në Serie A pozitivisht sonte dhe ta vazhdojnë formën e lartë të shfaqur në periudhën post-pandemike

Milani do ta nisë sonte sezonin e ri në Serie A.

“Rossoneri” ishin mbresëlënës në periudhën post-pandemike.

Andaj, ata do të mundohen ta vazhdojnë këtë formë të lartë edhe në sezonin 2020/2021.

Zlatan Ibrahimovic me shokë do ta presin sonte Bolognan, në kërkim të tri pikëve të para në edicionin e ri.

Nga ana tjetër, Bologna do të shkojë në “San Siro” në tentim për ta nxjerrë së paku një pikë.

Përballjen e fundit në mes tyre e kishin fituar Kuqezinjtë me rezultat të thellë 5:1.

Ndeshja në mes të Milanit dhe Bolognas do të fillojë në orën 20:45. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat