Arsenali transferon një portier 25 vjeçar

Futboll

Arsenali transferon një portier 25 vjeçar

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:12
Arsenali

Arsenali ka njoftuar transferimin e portierit të Dijon, Runarsson për një tarifë prej rreth 1 milionë eurosh.

Islandezi ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin dhe do të veshë fanellën me numrin 13.

Lëvizja e Emiljano Martinez në Aston Villa e la Arsenalin në nevojë për një zëvendësues të Bernd Leno, një rol që tashmë Runarsson do të përmbushë.

Megjithatë ekziston një mundësi që 25-vjeçari të gjejë veten si portieri i tretë i Mikel Arteta, me Topçinjtë që mund të transferojnë David Raya.

Në 14 ndeshje sezonin e kaluar, Runarsson pësoi 26 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat