Gazetari maqedonas e emocionon Mourinhon, ia kërkon...

Futboll

Gazetari maqedonas e emocionon Mourinhon, ia kërkon...

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:14
Gazetari maqedonas e emocionon Mourinhon, ia kërkon...

Tottenhami do të zbarkojë në Shkup për tu përballur me klubin shqiptar Shkëndija në kuadër të Ligës së Evropës këtë të enjte.

Igor Aleksandrovic, një gazetar i pavarur, ka qenë pjesë e konferencës për shtyp të mbajtur në “Zoom”, ku i ka bërë trajnerit të Tottenhamit, Jose Mourinho, dy pyetje në lidhje me ndeshjen dhe i ka kërkuar një favor.

“Përshëndetje trajner, kjo është mundësi unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe t’ju kërkoj një favor. Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim”.

“Përshëndetjet e para për ju nga ai, pasi ai nuk jeton më. Një nga rastet kur ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, duhet të të kërkoj një fotografi me ty – pasi ai kishte respekt të madh për ju”.

“Nëse më lejoni një fotografi me ju, unë do ta fus në kornizë dhe do ta vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëj?”, pyeti gazetari.

Portugezi, para se të përgjigjej në dy pyetjet e lidhura me futbollin tha: “Faleminderit shumë. Fotografia nuk kanë asnjë lidhje me rezultatin”.

“Fotografia do të është e kryer, do ta bëjmë. Mund të na takoni para ndeshjes, ose ndoshta në hotel është më e lehtë. Nëse bëhet pas ndeshjes, pas ndeshjes. Nuk ka asnjë lidhje me rezultatin”.

“Kënaqësia ime do të jetë të bëj fotografi me ty. Është nder për mua që babai juaj kishte respekt kaq të madh për mua. Nuk e meritoj këtë”, ka thënë Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat