Koeman vijon me operacionin "fshesa"

Futboll

Koeman vijon me operacionin "fshesa"

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:35
Koeman vijon me operacionin "fshesa"

Pas Suarezit, Vidalit dhe Semedos është radha e Jean-Claair Todibo për t’u larguar nga Barcelona.

Trajneri holandez, Ronald Koeman, po bën një spastrim të përgjithshëm te katalanët dhe mbrojtësi francez është në listën e të padëshiruarve.

20-vjeçari po shikon alternativat më të mundshme dhe një prej tyre po e tundon më shumë: kalimi te Rennes.

Ekipi francez do të luajë në Europë dhe i siguron vendin e titullarit të padiskutueshëm ndaj dhe është në avantazh për ta afruar, siç raportohet, në huazim me të drejtë blerjeje rreth 17 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat