Llapjanët kërkojnë fitore në ‘Riza Lushta’

Futboll

Llapjanët kërkojnë fitore në ‘Riza Lushta’

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:14
Llapjanët kërkojnë fitore në ‘Riza Lushta’

Skuadra e Llapit kërkon fitoren e parë në kampionatin e ri të elitës së futbollit të Kosovës. 

Llapjanët e harrojnë humbjen në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:0 nga Gjilani dhe tani mobilizohen për sfidën kundër “89-shit” që luhet nesër në orën 16.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

“Të shtunën në Mitrovicë për 3 pikët e para të edicionit”, shkruan në faqen e Llapit.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i ka lojtarët në formë dhe është optimist se do të kthehen kryelartë nga Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat