Mavraj largohet me lese

Futboll

Mavraj largohet me lese

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:32
Mavraj largohet me lese

Ish-futbollisti i Shqipërisë Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim të frikshëm gjatë sfidës së javës së dytë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman AUE-Greuther Furth (1:1).

Mbrojtësi i Grojter Furtit u lëndua gabimisht nga shoku i skuadrës, portieri Sasha Burshert në minutën e 17-të të sfidës me AUE-n. Gjatë një aksioni në zonën e Grojter Furtit, Burshert doli nga zona e tij për të spastruar topin, por nuk mundi të shmangte kontaktin me Mavrajn duke e goditur me të dyja duart në kokë.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë ish-kapitenit të Shqipërisë.

Fillimisht pati momente paniku, por më pas Mavraj u përmend dhe u transportua me barelë jashtë stadiumit në minutën e 21-të duke lënë takimin në mes. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat