Candreva te Sampdoria

Futboll

Candreva te Sampdoria

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:37
Candreva te Sampdoria

Interi vazhdon ta “çlirojë” organikën nga elementë që për Antonio Conten, për momentin, janë të tepërt. Kështu, pas kalimit të uruguajanit Godin te Cagliari u zyrtarizua edhe Candreva te Sampdoria. Por zikaltrit nuk u ndalën me kaq. Mesfushori i ri i talentuar, Sebastiano Esposito transferohet zyrtarisht te SPAL-i, në Serinë B, në formë huazimi.

18-vjeçari, i cili për ca kohë sezonin e kaluar ishte alternativa e parë për Lautaron dhe Lukakun, do të kërkojë të ketë më shumë minuta në këmbë një kategori më poshtë.

Sulmuesi i ri, për më tepër, në Ferrara gjen vëllanë e tij, Salvatore, që gjithashtu luan te SPAL-i.

Synimi i Espositos është që për një kohë jo shumë të gjatë të rikthehet në Milano, për të patur një rol protagonisti te zikaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat