Aventura e Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt në Turqi me Istanbulsporin në Ligën e Parë, ka nisur në mënyrë të shkëlqyer.
Mesfushori e ka nisur sfidën si titullar, duke treguar paraqitje shumë të mirë, ndërsa Abazajt u aktivizua nga stoli në minutën e 72’.
Menjëherë sulmuesi ka lënë gjurmë që në ndeshjen e parë me skuadrën turke, teksa ka dhënë asistin te goli i fundit në minutën e 88′, në fitoren e Istanbulsporit në transfertë ndaj Umranijespor me rezultatin 3:1.
Paraqitje shumë e mirë e dy ish-lojtarëve të Kukësit, të cilët tërheqin vëmendjen që në ndeshjen e parë me skuadrën e re.