Gostivari më i mirë se Drita

Futboll

Gostivari më i mirë se Drita

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:54
Gostivari më i mirë se Drita

Skuadra shqiptare Gostivari triumfoi me rezultat 3:1 kundër Dritës dhe e ruan hapin për kreun e tabelës së bashku me Skopjen. Drita kaloi në epërsi përmes Erjon Huredinit në minutën e 56-të, por  mysafirët barazuan përmes Hakan Limani dy minuta më vonë. Genc Gashi kalon në epërsi Gostivarin, dhe epilogun e vendosi Hristijan Kirovski, 1:3. 

Kadino e mposhti si mysafirë me rezultat 4:0 skuadrën shqiptare Vardarin nga Forina, dhe derbi shqiptar Veleshta - Korabi përfundoi baras (1:1), si dhe  Vëllazërimi-Ohri u ndanë pa gola  (0:0). Pas javës së pestë të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll, grupi i Perëndimit, Skopje kryeson me 13 pikë, ka dy më shumë se Gostivari. 

Java e pestë, liga e dytë e Maqedonisë së Veriut, grupi i Perëndimit  
Veleshta-Korabi        1:1
Drita - Gostivari 1:3
Skopje – Labunishta    1:0
Vëllazërimi-Ohri    0:0
Vardari (F) - Kadino 0:4

Tabela
1. Skopje    13 pikë
2. Gostivari    11
3. Veleshta     8
4. Korabi     7
5. Vëllazërimi    7
6. Ohri    6
7. Kadino    6
8. Vardari .F 5
9. Labunishta    3
10. Drita 2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat