Zeneli dhe Berisha sonte përballë Paris SG

Futboll

Zeneli dhe Berisha sonte përballë Paris SG

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 08:40
Arbër Zeneli

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Reims dhe Paris SG, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Ligue 1.

Pjesë e këtij dueli nga radhët e Reims do të jetë dyshja nga Kosova, Arbër Zeneli e Valon Berisha, që sonte do të mundohen të japin maksimumin në këtë takim.

Pritet që dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës këtë takim ta fillojnë nga minuta  e parë.

Kujtojmë se Parisi tashmë ka gjashtë pikë të grumbulluar dhe ndodhet në pozitën e 8 në tabelën e Ligue 1. Ndërkaq, Reims zë pozitën e 19’të me vetëm 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat