Dorëzohet rivali i Messit: Le ta shijojmë, me fat që e kemi dhe këtë sezon!

Futboll

Dorëzohet rivali i Messit: Le ta shijojmë, me fat që e kemi dhe këtë sezon!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:33
Lionel Messi

Lionel Messi do të luajë për herë të parë këtë sezon në La Liga. Barcelona rikthehet në aksion në ndeshjen kundër Villarreal, prej orës 21:00.

Argjentinasi donte të largohej në fund të këtij sezoni, por qëndroi me “dhunë” te Barcelona, pasi presidenti Bartomeu nuk i mbajti premtimin e dhënë. Kundërshtari i tij Dani Parejo flet me fjalë të mëdha për sulmuesin.

“Le ta shijojmë atë, mënyrën se si luan, çdo ndeshje që luan, çdo moment. Le ta shijojmë Messin, pasi nuk e dimë se kur do të largohet. Ne jemi shumë me fat që e kemi dhe një sezon në La Liga”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat