Një shqiptar i Kosovës prinë në listën e shënuesve në elitën e futbollit skocez  

Futboll

Një shqiptar i Kosovës prinë në listën e shënuesve në elitën e futbollit skocez  

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:28
Një shqiptar i Kosovës prinë në listën e shënuesve në elitën e futbollit skocez  

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, anëtar i Kombëtares së Zvicrës, është në formën më të mirë të mundshme. Ai sot realizoi gol për skuadrën e madhe skoceze Celtic, e cila si vendase triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Hibernianit.   

Golat i shënuan McGregor (7’), Ajeti (35’) dhe Elyounoussi (79’). Ajeti u lëndua dhe u zëvendësua në minutën e 37-të. 

Ajeti është kryefjalë në elitën e futbollit skocez. Ai prinë në listën e shënuesve me 5 gola.

Image

Pas javës së nëntë Rangers kryeson me 23 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Celtic që renditet në pozitën e dytë me 22 sosh dhe Hibernian zë  pozitën e tretë me 17.

Celtic-Hibernian 3:0
Celtic: Barkas; Bitton, Duffy, Ajer; Brown (Ntcham 82), Frimpong, Christie (Turnbull 46), McGregor (Soro 86), Taylor; Elyounoussi (Klimala 82), Ajeti (Edouard 37).

HIbernian: Marciano; McGinn, Porteous, Hanlon, Doig (Stevenson 46); Boyle, Wright (Murphy 53), Gogic, Newell, Doidge (Mallan 83), Nisbit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat