Tirana vetëm 1 hap larg grupeve të Ligës së Europës

Futboll

Tirana vetëm 1 hap larg grupeve të Ligës së Europës

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 22:59
Tirana vetëm 1 hap larg grupeve të Ligës së Europës

Tirana është vetëm një hap larg ëndrrës së madhe Europiane. Bardhebluve të Egbosë, i duhet një mrekulli ndaj Jang Bojsit, në transfertë, për të siguruar grupet e Ligës së Europës.

Një përballje që premton emocion jo vetëm për tifozët bardheblu, por për të gjithë shqiptarët, të cilët në datën 1 tetor do të mbështesin Tiranën.

Të gjithë sportdashësit do të kenë mundësi ta ndjekin falas këtë takim, i cili do të transmetohet në RTSH. Ka qenë vetë Radio Televizioni Publik shqiptar që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, bëri me dije se ndeshja do të transfmetohet pa pagesë në RTSH, ditën e enjte në orën 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat