Milani e do mbrojtësin e Manchester Unitedit

Futboll

Milani e do mbrojtësin e Manchester Unitedit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:03
Milani e do mbrojtësin e Manchester Unitedit

Milani është duke menduar ta transferojë mbrojtësin e djathtë të Manchester Unitedit, Diogo Dalot.

Largimi i mundshëm i Lucas Paquetas drejt Lyonit pritet të jetë vendimtar për prurje të reja në klubin e Milanit këtë verë, sipas mediave italiane.

Sky Sport Italia raporton se Milani po synon ta huazojë Dalotin me mundësi për ta blerë, por Manchester Unitedi dëshiron ta shesë atë menjëherë.

Milani po mendon tani nëse do të bëjë ofertë për ta blerë atë apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat