Werderi konfirmon lajmin e mirë për Kosovën

Futboll

Werderi konfirmon lajmin e mirë për Kosovën

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:06
Werderi konfirmon lajmin e mirë për Kosovën

Clemens Fritz i Werder Bremen ka folur rreth gjendjes aktuale në të cilën ndodhet ylli i Kosovës, Milot Rashica, transmeton Insporti.

Ish lojtari i kombëtares gjermane dhe ish kapiteni i Werder Bremenit, Clemens Fritz, tani pjesë e stafit teknik të klubit gjerman ka folur rreth situatës së Milot Rashicës para ndeshjes me Arminia Bielefeld.

“Milot Rashica është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mendoj që mund të luajë” – u shpreh Fritz.

Riaftësimi i Milot Rashicës është lajm i mirë edhe për Kosovën duke marr parasysh ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë në kuadër të Ligës së Kombeve që zhvillohet me 8 tetor.

Werder Bremeni triumfoi në udhëtim javën e kaluar ndaj Schalke 04.

Emri i yllit të Kosovës është lakuar shumë me një largim drejt Premier Ligës, por Fritz u shpreh se nuk ka “asgjë të re lidhur me një transfer të mundshëm të Rashicës”.

Werder Bremeni luan në shtëpi të shtunën ndaj Arminia Bielefeld me takimin që nis me fillim nga ora 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat