Mankenda: Do të japim maksimumin kundër Trepçës ‘89

Futboll

Mankenda: Do të japim maksimumin kundër Trepçës ‘89

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:22
Mankenda: Do të japim maksimumin kundër Trepçës ‘89

Pas shtyrjes së ndeshjes së javës së tretë me Dritën, Prishtina nesër zhvillon duelin e javës së 4-të. Bardhekaltrit udhëtojnë në “Riza Lushta” përball Trepçës ’89. “Minatorët” në edicionin e ri kanë zhvilluar dy takime, aq sa edhe Prishtina, duke humbur vendas me Arbërinë (0:2) deri sa Prishtina po me të njëjtit në fushë asnjanëse luajti baras (1:1), dhe duelin e dytë mitrovicasit e fituan kundër Llapit po në fushën e vet, 1:0.

Prishtina nuk pritet të ketë probleme rreth njëmbëdhjetëshit startues, përveç Muçës që mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës me Llapin, shkruan faqja e FC Prishtina.

“Ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë, skuadra vendase në fushën e vet është maksimalisht e motivuar kundër ndesh. Por, kjo neve aspak nuk do të na pengoj apo të na ndal të arrijmë qëllimin tonë. Jemi të përqendruar të japim maksimumin për të arritur objektivin.

E vërtet që jam golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe po më mundon që megjithëse po luaj nuk po shënoj, por jam duke punuar shumë që të vijnë golat. E di që përmes ndihmës së bashklojtarëve dhe trajnerëve do t’ia arrijë qëllimit. Megjithatë objektivi i ekipit mbetët parësore dhe gjëja më e rëndësishme”, ka thënë futbollisti i Prishtinës Gauthier Mankenda i cili me 29 golat e shënuar është realizuesi më i mirë i skuadrës.

Java IV
Trepça ’89 – Prishtina
E mërkurë, 30 shtator – ora: 15.00
Stadiumi: “Riza Lushta”, Mitrovicë
Gjyqtarë: G. Shala, E. Bicaj, V. Kelmendi, M. Bejtullahu
Pa prezencën e shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat