Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:54
Costa

Merkatoja ende mund të rezervojë disa operacione për Juventusin, edhe pse tashmë ka nisur gara me kohën. Me qasjen e re taktike të Andrea Pirlo, drejtuesit bardhezinj kuptuan se kishin nevojë për një lojtar tjetër në krah.

Profili ideal, të cilin Andrea Pirlo e pëlqen shumë, është gjithmonë ai i Federico Chiesa. Sipas asaj që u raportua nga “Corriere dello Sport”, megjithatë, ekziston një situatë bllokimi aktualisht për blerjen e mundshme të lojtarit të Fiorentinës.

Kjo lidhet me qëndrimi i Douglas Costa, lojtar që ka refuzuar të shitet te Wolverhampton në Premier League. Braziliani është një nga lojtarët, që Juventusi do të dëshironte ta shiste, edhe për shkak se do të garantonte të ardhura të mira, për t’i investuar te Chiesa.

Juve pret dhe e mban të hapur tryezën e negociatave me Fiorentinën. Commisso gjithmonë e ka vlerësuar kartonin e sulmuesit të vet me 70 milionë euro, por me krizën aktuale ajo mund të bjerë në rreth 50 milionë euro.

Në çdo rast, bardhezinjtë nuk mund ta paguanin shumën direkt dhe për këtë arsye propozojnë një marrëveshje të modelit “Morata”. Pra, një huazim i kushtueshëm sezonal, me të drejtë blerjeje përfundimtare, klauzolë që automatikisht mund të bëhet detyruese në kushte të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat