A duhet ndalur Serie A prej Covid-19? Spadafora kundër zyrtares së lartë të shëndetit

Futboll

A duhet ndalur Serie A prej Covid-19? Spadafora kundër zyrtares së lartë të shëndetit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:18
Vincenzo Spadafora

I pyetur përpara hyrjes në samitin e mazhorancës, ku do të diskutohet mbi ligjin e delegacionit, Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, shpjegoi për situatën në futbollin Italian, ku Covid-19 po përhapet me shpejtësi. Referenca për alarm ishte dalja e 14 personave pozitivë te Genoa, ditën e djeshme:

“Unë dua të jem optimist, nuk ka kushte për ta ndaluar kampionatin. A duhet ta rishikojmë protokollin sanitar, duke pasur parasysh kurbën e infektimit? Jo, më duket se nuk është koha. Protokolli është mirë tani për tani”.

Kësisoji, Spadafora del mbi fjalët e nënsekretares për shëndetin, Sandra Zampa, më pas të korrigjuara. Në fillim, Zampa tha se kampionati italian duhej pezulluar, duke pasur parasysh rastet e pozitivitetit mes lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat