Trepça ’89 shtang Prishtinën

Futboll

Trepça ’89 shtang Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:57
Ardian Muja

Prishtina ka dalur duarthatë nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Trepça ’89, në kuadër të javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina  ka pasur disa raste të mira shënimi, por kur nuk e do nuk e do, ndërsa mitrovicasit arkëtuan tri pikë të mëdha, që nuk maten as me ari.  

Trepça ‘89 shtang Prishtinën. 

Në minutën  80-të, portieri i Prishtinës, Haxho shkaktoi penallti ndaj Ziye. 

Në minutën e 82-të, Ardian Muja u tregua i saktë nga penalltia, 1:0.  Në fund të takimit, sulmuesi i Prishtinës, Oto John, ka pasur mundësi ideale që të barazojë rezultatin por pa sukses. Ai ka humbur disa raste, që i kushtuan shtrenjtë Prishtinës. Trepça ’89 ngjitet në vend të tretë me 6 pikë, Prishtina bie në atë të gjashtën me 4 sosh.   

Superliga e Kosovës
Drita-Besa    3:1
Trepça '89-Prishtina    1:0
Llapi-Ballkani    1:3
Arbëria-Feronikeli    0:0
Nesër 
Drenica-Gjilani    15.00

Tabela

1. Ballkani    4    3    1    0    10:4    10
2. Arbëria    4    2    2    0    6:1    8
3. Trepça ’89    3    2    0    1    2:2    6
4. Feronikeli    4    1    2    1    8:5    5
5. Prishtina    3    1    1    1    4:2    4
6. Drenica    3    1    1    1    4:6    4
7. Gjilani    3    1    1    1    1:4    4
8. Drita    1    1    0    0   3:1    3
9. Llapi    3    0    0    3    1:5    0
10. Besa    4    0    0    4    3:12    0
Në javën e pestë do të takohen: Gjilani-Arbëria, Feronikeli-Drita, Ballkani-Prishtina, Besa-Trepça '89 dhe Prishtina-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat