Me një shënim të botuar në faqen zyrtare të internetit, klubi i Katarit i Al-Duhail njoftoi janarin e kaluar blerjen e qendërsulmuesit të Koresë së Veriut Kwang-Song Han për pesë milion euro.
Siç raportohet nga L’Equipe, ka lajme interesante në lidhje me atë transferim: Juventusi (që e bleu nga Cagliari) mund të ketë shkelur rregullat e Kombeve të Bashkuara për sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut, të aktivizuar sepse vendi aziatik nuk ka hequr dorë nga programi i tij bërthamor.
Sipas ekspertëve të Këshillit të Sigurimit, e gjithë kjo do të ishte në kundërshtim me rezolutat e OKB-së që ndalojnë koreanoveriorët të punojnë jashtë vendit. “Këshilli i Sigurimit në Janar paralajmëroi Italinë për këtë çështje – shpjegon e përditshmja franceze – dhe, përkundër kësaj, transferimi nuk është anuluar”.
Të gjithë vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të kishin dërguar në atdheun e tyre – brenda dhjetorit 2019 – të gjithë koreanoveriorët që punuan jashtë vendit.