Munishi: Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren

Futboll

Munishi: Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:43
Munishi: Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren

Ballkani ka fituar me lehtësi derbin e javës ndaj Llapit në Podujevë me rezultatin 3:1.

Golat për ekipin e Ismet Mushit i realizuan, dy herë Mirlind Daku dhe Blend Baftiu.

Për llapjanët realizoi Arbnor Ramadani.

Trajneri i therandasve, Ismet Munishi e pranoi faktin se ai do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, pasi Llapi ka një skuadër të mirë.

“Kishim një kundërshtar të fortë, që luan futboll të mirë. Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren, luftuan që nga minuta e parë dhe ia arritën qëllimit” tha mes tjerash Munishi për “Art Sport”.

Tashmë Ballkani i Ismet Munishit kryeson kampionatin me dhjetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat