Plas te Napoli!

Futboll

Plas te Napoli!

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:29
Plas te Napoli!

Napoli e ka mbyllur sesionin e merkatos së verës me huazimin e Timue Bakajokos nga Çelsi.

Mesfushori francez, i cili kishte zbarkuar në jug të Italisë prej dy ditësh, kaloi pozitivisht vizitat mjekësore dhe dje i është bashkuar ekipit në qendrën stërvitore të “Kastel Volturnos”, ku së bashku me pjesën tjetër të skuadrës i është nënshtruar tamponit dhe natyrisht edhe karantinës së detyruar, të paktën deri në fund të javës.

Por ndërkohë, një tjetër çështje ka shpërthyer në radhët e Napolit, ku protagonist është bërë Arkadiuz Milik.

Sulmuesi polak, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij me të kaltrit, jo vetëm që nuk pranoi transferimin te Roma, por dje ka refuzuar edhe shitjen definitive te Fiorentina.

Ky fakt ka tërbuar presidentin De Laurentis, i cili e ka përjashtuar nga skuadra Milikun, duke qenë se sulmuesi tani do mund të largohet me parametër zero nga Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat