Unitedi përfshihet në garë për Camavingan

Futboll

Unitedi përfshihet në garë për Camavingan

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 10:54
Eduardo Camavinga

Manchester Unitedi është përfshirë në garë për talentin francez, Eduardo Camavinga – bën të ditur AS.

Ylli i Rennes tashmë është bërë pjesë e ekipit të Francës, ndërsa në verën e ardhshme pritet të largohet nga klubi i Ligue 1.

Lista e klubeve të mëdha evropiane që i duan shërbimet e 17-vjeçarit është shumë e gjatë.

Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi, janë klubet kryesore që kanë shprehur interesim për mesfushorin e talentuar.

Ndërsa së fundmi në garë janë përfshirë edhe Djajtë e Kuq, të cilët e duan në radhët e veta Camavingan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat