Lëndohet Odegaard, mungon në “El Clasico”

Futboll

Lëndohet Odegaard, mungon në “El Clasico”

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 10:41
Martin Odegaard

Futbollisti norvegjez, Martin Odegaard pritet të mungojë në “El Clasico”.

Kjo për shkak se ai ka pësuar një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushave të blerta për disa ditë me radhë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi galaktik përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

21 vjeçari ka probleme me pulpën e këmbës së djathtë, me çka edhe do të mungojë në derbin e shumëpritur përballë Barcelonës, takim ky që luhet me datën 24 të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat