Kroatët sot kujtojnë edhe shqiptarin e Kosovës dhe vendimin e madh kundër ish Jugosllavisë!

Futboll

Kroatët sot kujtojnë edhe shqiptarin e Kosovës dhe vendimin e madh kundër ish Jugosllavisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 13:34
Shala në mes

Pikërisht 30 vjet më parë, Kroacia ka luajtur ndeshjen e parë në histori, në Maksimir, kundër SHBA-së dhe fituan me rezultat 2:1.  Ishte 17 tetori i vitit 1990, një datë historike për të gjithë kroatët, dhe trajneri Drazhan Jerkoviç kishte me vete 14 lojtarë "më të guximshëm", i pari që vrapoi me krenari me një tabelë shahu në zemrën e tij, shkruan mes të tjera “24sata”.

Pjesë e kombëtares kroate ka qenë edhe Kujtim Shala nga Kosova, që vërtetë tregoi guxim të madh, për faktin se ende ekzistonte Jugosllavia atëkohë. 

Këta ishin: Drazhn Ladiç, Tonçi Gabriç, Zoran Vuliç, Darko Drazhiç, Drago Çeliç, Vllado Kasalo, Sasha Pershon, Grega Zhidan, Kujtim Shala, Zlatko Kranjçar, Ivan Cvjetkoviç, Alosha Asanoviq, Mlladen Mlladenoviq dhe Marko Mlinariç.

 
Image

Katërmbëdhjetë të mëdhenjtë e futbollit kroat luajtën për Kroacinë nën presion të madh nga Federata e Futbollit Jugosllav dhe nën kërcënime të ndryshme. 

Kroacia kaloi në epërsi me golin e Alosha Asanoviqit në minutën e 29-të, dhe tifozët e festuan atë me fishekzjarre dhe madje edhe të shtëna (breshëri plumbash të lehta fluturuan mbi Zagreb), gjë që tronditi amerikanët. Vetëm katër minuta më vonë, menjëherë pasoi  një gol tjetër, për 2:0, të shënuar nga Ivan Cvetkoviq. Amerikanët ngushtuan humbjen përmes Troy Dayak (80’). Ky ishte vendimi më i madh i kroatëve kundër Jugosllavisë së asaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat