Rroca dhuron spektakël në kampionatin turk

Futboll

Rroca dhuron spektakël në kampionatin turk

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 14:06
Rroca dhuron spektakël në kampionatin turk

Eduart Rroca heroi i Istanbulsporit në Ligën e Parë turke.

Ish-mesfushori i Luftëtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore, ka realizuar dopietë në harkun kohor të 6 minuta, duke kaluar në avantazh të dyfishtë skuadrën e tij, përballë Samsunsporit në transfertë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 52-të, shqiptari realizoi golin e dytë.

Për t’i dhënë akoma më shumë magji paraqitjes fantastike të tij, 27-vjeçari tundi sërish rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke ngitur shifrat në 0-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat