Batatina: Na mungoi fati

Futboll

Batatina: Na mungoi fati

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 16:59
Batatina: Na mungoi fati

Llapi zhytet thellë e më thellë. Kur pritej fitorja e parë sezonale, vjen humbja e katërt në pesë ndeshje që e “fundosë” ekipin në fund të tabelës.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, thotë se fati ia ka kthyer shpinen skuadrës dhe nuk po ka gol pavarësisht angazhimit.

“Po gjithmonë në futboll kur nuk jep gol, edhe pranon gol. Ne mund të bënim gol si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por nuk shënuam dhe fati edhe na kthej shpinën”, deklaroi Batatina për Art Sport.

“Dhamë maksimumin, por nuk po arrijmë të gjejmë golin. Nuk arritëm të arkojmë pikët e plota e madje humbëm të gjitha pikët prandaj edhe inkuadrova shumë sulmues në lojë”.

“Duhet të ndryshojmë në repartin sulmues, pasi që nuk po funksionon”, shtoi ai.

Llapi ka grumbulluar vetëm një pikë në pesë ndeshjet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat