Man City – Arsenal, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Futboll

Man City – Arsenal, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:44
Foto Ilustrim

Manchester City dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Topçinjve në ndeshjen derbi të javës së pestë në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Etihad nga ora 18:30.

Ekipi i Pep Guardiolas nga një humbje dhe një barazim, ndërsa synon t’i kthehet fitores në këtë ndeshje në shtëpi.

Në anën tjetër, ekipi i Mikel Artetas ka tri fitore dhe një humbje nga katër ndeshjet e para dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Arsenali nga minuta e parë luan shqiptari, Granit Xhaka, ndërsa transferimi i ri Thomas Partey e nis nga banka.

Rusia përhap lajme të rreme duke pretenduar se vaksina për coronavirus e Oxfordit do t'i kthejë njerëzit në majmunë

Man City: Ederson, Walker, Dias, Ake, Cancelo, Rodrigo, Mahrez, Foden, Bernardo, Sterling (C), Aguero

Arsenal: Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Bellerin, Xhaka, Ceballos, Saka; Willian, Aubameyang, Pepe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat