Pioli: Fitore e rëndësishme, iu tregoj se çfarë më kërkoi Ibra gjatë ndeshjes

Futboll

Pioli: Fitore e rëndësishme, iu tregoj se çfarë më kërkoi Ibra gjatë ndeshjes

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 21:28
Foto

Trajneri i Milani, Stefano Pioli ka folur pas derbit të fituar kundër Interit me rezultat 1-2 në “Giuseppe Meazza”.

“Ishte një fitore e rëndësishme. E kam thënë edhe pas ndeshjes që rezultatit nuk do ta ndryshojë rrugën tonë çfarë do që të jetë ai. Kemi një rrugë shumë të gjatë përpara dhe duhet të punojmë shumë që të rritemi.”, tha Pioli.

Ai më tutje lavdëroi sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, cili me dy golat e tij ia siguroi fitoren “Rossonerëve” dhe zbuloi kërkesën e suedezit gjatë ndeshjes.

“Ai ishte i lodhur dhe më kërkoi ta zëvendësoja, por kësaj radhe e injorova unë atë. Zlatan është shembull, ai sjell shumë kualitet në skuadër. Ai ka forcë, karakter dhe qëndrueshmëri. Është fenomenal.”, deklaroi tekniku kuq e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat