Kastrati: Nuk ishte penallti

Futboll

Kastrati: Nuk ishte penallti

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:51
Kastrati: Nuk ishte penallti

Ylber Kastrati, kapiteni i SC Gjilanit ka folur në emisionin “Sport Show” rreth rastit diskutabil të minutës 94’, rast ky ku futbollistët e Dritës kërkonin penallti.

Kastrati ka thënë nuk kishte lidhje me penallti ai rast, pasi që sipas tij ishte sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha që e ka kapur i pari mbrojtësin e “kuqë e bardhëve”.

“Pa diskutim që nuk kishte të bëjë me penallti. Rexha së pari e ka kapur mbrojtësin tonë Rapën, aty ka filluar dueli. Pra, është duel i dyanshëm aty”

Drita dhe Gjilani sot (e shtunë) kanë ndarë pikët në derbin e flaktë të qytetit të Gjilanit duke luajtur 0-0 pas 90 minutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat