Lista e top shënuesve në Superligë, Daku shumë larg ndjekësve të tij

Futboll

Lista e top shënuesve në Superligë, Daku shumë larg ndjekësve të tij

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:12
Foto Ilustrim

Ka përfunduar edhe java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro ka sjellë edhe rezultate të befasishme, ku dy fitore i shënuan mysafirët, një vendasit dhe dy takime tjera përfunduan me rezultat të barabartë.

Sa i përket efikasitetit të ekipeve, kjo javë është më e dobët se java e kaluar. Në pesë ndeshje janë shënuar vetëm 11 gola.

Primatin e golashënuesit më të mirë e mban edhe këtë xhiro sulmuesi gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tani ka arritur t’i realizoi hiç më pak se 12 gola.

Pas tij vjen sulmuesi afrikan i Prishtinës, Otto John i cili me het-trikun e fundit ka arritur në pesë gola të realizuar.

Greca e Marclei i Feronikelit, Rexha i Dritës dhe Thaqi i Ballkanit kanë nga tre gola të shënuar pas gjashtë ndeshjeve.

Më poshtë mund t’i shikoni realizuesit më të mirë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat