Traore ‘zhgënjen’ Liverpoolin dhe Barcelonën

Futboll

Traore ‘zhgënjen’ Liverpoolin dhe Barcelonën

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:04
Traore

Sulmuesi spanjoll kështu mund t’ua humbasë shpresat Liverpoolit e Barcelonës, të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e tij

Adama Traore duket të jetë i vendosur sa i përket së ardhmes së tij.

Sulmuesi spanjoll po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe nga Liverpooli e Barcelona.

Mirëpo, mediat britanike shkruajnë se sulmuesi i fuqishëm e ka ndërmend ta vazhdojë karrierën në Wolverhampton.

Mediumi britanik “The Sun” shkruan se Traore mund ta nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare me Wolves.

24 vjeçari me këtë rast do t’i marrë 100 mijë funte në javë.

Së fundmi, Troare u ftua edhe në Kombëtaren e Spanjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat