Chelsea kampion i shpenzimeve

Futboll

Chelsea kampion i shpenzimeve

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:16
Chelsea kampion i shpenzimeve

Kush dëshiron të fitojë diçka të rëndësishme në futbollin kontinental do duhet të shpenzojë në mënyrë serioze. Liga e kampionëve është trofeu më i lakmuar për klubet evropiane dhe skuadrat pretendente nuk janë kursyer në merkaton e fundit, edhe pse në kohë krizash dhe pandemie.

Me startin e fushatës që do të ulë siparin në ceremoninë e finales në 29 Maj në Stamboll vitin e ardhshëm, ka shumë presidentë që mendojnë skuadrën e tyre triumfuese. 32 pjesëmarrësit e Ligës së Kampioneve kanë shpenzuar në total 1 miliard e 54 milionë Euro në transferime.

Protagonist absolut në këtë shumë totale është Çelsi që shpenzoi 250 milionë Paund për të marrë dy sulmues nga Bundesliga, Timo Werner dhe Kai Havertz, si dhe Chilwell nga Leicester City, Ziyech nga Ajax dhe portierin Mendy nga skuadra e Rennes.

Si për ironi të fatit, 4 klubet spanjolle pjesëmarrës në Champions, kanë shpenzuar thuajse po kaq sa Chelsea, por të marrë së bashku.

Klubi i dytë që shpenzoi më shumë për të ndjekur ëndrrën në Ligën e kampioneve është Manchester City, me riparimet kryesore në repartin e prapavijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat