Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981

Futboll

Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:25
Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981

Real Madrid është mposhtur nga kampionët e Ukrainës, Shakhtar 2:3 në shtëpi, në ndeshjen e rrethit të parë të Ligës së Kampionëve, për ta çuar në tre serinë e humbjeve në këtë garë.

Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981, kur kjo garë quhej Kupa e Kampionëve.

Real Madrid në sezonin e fundit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve ishte eliminuar nga Manchester City, pas dy humbjeve radhazi.

Humbja nga Shakhtar, çon në tri numrin e humbjeve radhazi për ‘Los Blancos’.

Situata te Real Madrid është alarmante, sidomos kur dihet se të shtunën Real Madrid luan El Clasicon kundër Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat