Liverpool po përgatitet të rikthehet fuqishëm

Futboll

Liverpool po përgatitet të rikthehet fuqishëm

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 14:55
Liverpool po përgatitet të rikthehet fuqishëm

Liverpool po përgatitet të rikthehet fuqishëm në merkaton e dimrit, pasi Van Dijk dëmtoi ligamentet e gjurit të majtë. Sezoni i qendërmbrojtësit holandez është kompromentuar madje ka zëra që thonë se nuk do të mund të grumbullohet me “tulipanët” për Europianin.

Holandezi u dëmtua gjatë derbit të së Shtunës së kaluar me Evertonin e Ancelotti (2-2), për shkak të një dalje të nxituar nga Pickford, i shënjestruar në mediet sociale nga ultrasit e Liverpool (u kërcënua me vdekje), që çka e nxiti policinë e Merseyside të hapte një hetim.

Afrimi i mundshëm i një futbollisti me përvojë, por në moshë të madhe, sikurse është i vetofruari Garay (34 vjeç), ish-lojtar i Valencias, nuk i bind shumë drejtuesit e “The Reds”.

Klopp do ta kalojë këtë periudhë emergjence deri në Krishtlindje duke tërhequr mesfushorin mbrojtës Fabinho në krah të Matip. Por në janar kampionët në fuqi të Premier League-s do të kërkojnë një zgjidhje.

Objektivat, në veçanti, janë dy: i pari është Ozan Kabak, 20 vjeç, turk, i zbuluar nga Schalke. Kushton rreth 30 milionë euro dhe gjatë verës u ndoq edhe nga Lazio. Emri tjetër është ai i Ben White, 23 vjeç, zbulimi i kësaj pjese të parë të Premier League-s me fanellën e Brightonit. Strategjia është e qartë: përqendrimi te një mbrojtës i ri dhe me vlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat