​Liverpool pas mbrojtësit të Schalkes

Futboll

​Liverpool pas mbrojtësit të Schalkes

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 23:03
Ozan Kabak

“Të Kuqtë” janë duke synuar të gjejnë një zëvendësim sa më të shpejtë për mbrojtësin e lënduar Virgil van Dijk.

Liverpool po synon të arrijë marrëveshje me ekipin gjerman Schalke 04 për mbrojtësin e tyre, Ozan Kabak.

Kabak, 20 vjeçar më parë ka luajtur në Turqi për skuadrën e Galatasarayt ku më pas është transferuar tek skuadra gjermane VfB Stuttgart. Qëndrimit tek Stuttgart i erdhi fundi në qershor të 2019 pasi kaloi në radhët e Schalkes, gjashtë muaj pasi ishte bashkuar me Stuttgartin.

Tani, ekipi i Jurgen Klopp është duke e kërkuar me ngulm zëvendësimin e të lënduarit Virgil van Dijk, ku ky i fundit me gjasë do të mungojë tërë edicionin 2020/21, dhe kanë identifikuar Kabak si opsion të mundshëm.

Ekipi nga Bundesliga është duke kërkuar 30 milionë euro për shërbimet e lojtarit të tyre, ku për Kabak, interesim serioz ka shprehur edhe skuadra italiane AC Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat