‘Nikli’ kthehet me një pikë nga Brestoviku

Futboll

‘Nikli’ kthehet me një pikë nga Brestoviku

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:01
KF Besa

Skuadra e Feronikelit nga Drenasit kthehet me një pikë nga fusha “Tahir Vokshi” në Brestovik. 
Besa nga Peja dhe Feronikeli i ndanë pikë, duke luajtur baras (1:1), në ndeshjen e javës së 8-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 57-të, Etnik Brruti shënon 1:0 për vendasit dhe bëhet golashënuesi më i ri i këtij sezoni!

Në minutën e 71-të, mysafirët barazuan shifrat me golin e Miliçkoviq. Besa është në fund të tabelës me 5 pikë dhe Feronikeli në pozitën e tetë me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat