Drenica është mposhtur përsëri, këtë herë ata u mundën nga Drita falë tre golave ekspres të pjesës së parë.
Trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Fadil Rama është deklaruar pas ndeshjes për ArtSport1.
“Një pjesë e parë jo e mirë e jona dhe e plogësht, mendoj se ndikim kanë pasur katër mungesat e formacionit tek ne. Në pjesën e dytë plotësisht na takoi neve, krijuam raste por pësuam nga një pakujdesi”
“Ata janë nga lojtarët kryesor, ajo u vërejt në pjesën e dytë por në pjesën e dytë zëvendësimet kryen punën e tyre”- tha Rama kur u pyet rreth mungesave të Hamitit dhe Dushit.