Superliga vazhdon në mesjavë me ndeshje të zjarrta, me këtë xhiro mbyllet pjesa e parë e kampionatit

Futboll

Superliga vazhdon në mesjavë me ndeshje të zjarrta, me këtë xhiro mbyllet pjesa e parë e kampionatit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:56
Foto Ilustrim

Superliga e Kosovës vazhdon përsëri në mesjavë me ndeshjet e xhiros së nëntë, xhiro që do e mbyll edhe pjesën e parë të kampionatit.

Të martën na presin dy ndeshje interesante, Arbëria do t’i bëj konak skuadrës kampione të Kosovës, Dritës. Ndërsa, Feronikeli e pret Llapin në “Rexhep Rexhepi”.

Kurse, të mërkurën na presin edhe tri ndeshje mjaftë interesante.

Padyshim se ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani do ta pres Prishtinën.

Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, Drenica e pret skuadrën e cila po dhuron futboll mjaftë të bukur këtë sezon, Trepcën 89.

Nxehtë pritet të jetë edhe në qytetin e Gjilanit, ku ‘kuqebardhët’ e presin Besën e Pejës e cila vije pas një barazimi me skuadrën e ‘Niklit’.

Më poshtë i keni ndeshjet e xhiros se nëntë:

Arbëria – Drita (E martë, 27 tetor)

Feronikeli – Llapi (E martë, 27 tetor)

Drenica – Trepça ’89 (E mërkurë, 28 tetor)

Gjilani – Besa (E mërkurë, 28 tetor)

Ballkani – Prishtina (E mërkurë, 28 tetor) /

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat