Serie A i mbyll stadiumet përsëri

Futboll

Serie A i mbyll stadiumet përsëri

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:05
Foto Ilustrim

Në Itali pritej që numri i tifozëve në stadiume të rritej deri në masën 30%, por shtimi i infektimeve me Covid-19 ka bërë që presidenti Giuseppe Conte të mbyllë sërish impiantet dhe të mos lejojë as 1000 tifozët që janë aktualisht pjesë e stadiumeve.

Frika për momentin në Apenine është e madhe dhe Conte ka firmosur menjëherë dekretin për shtrëngimin e masave.

Baret dhe restorantet do të mbyllen para orës 18:00 në shtetin fqinj, ndërsa palestrat, pishinat do të mbyllen pa afat.

Dekretet e firmosura nga kryeministri Conte do të hyjnë në fuqi që në këtë të hënë. Ndërkohë, është pezulluar zhvillimi i aktiviteteve sportive amatore dhe gjysmëprofesioniste nga qeveria e vendit.

Në Itali po ushtrohej presion që të lejohej rritja e numrit të tifozëve në stadiume, por të gjendur përballë riaktivizimit agresiv të koronavirusit, qeveria ka vendosur të marrë masa strikte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat